Toyota Prius shndërrohet në një armë ‘vdekjeprurëse’

Priusi i Toyotës është shndërruar në një ‘armë vdekjeprurëse’, sepse ai është i pajisur me një armën e aeroplanëve ushtarak F-16.

F-16 është një nga aeroplanët ushtarak që kanë armën ‘M61 Vulcan Gatling’ me 6 tyta, i cili mund të gjuajë 6,600 plumba 20-milimetërshe në një minutë, transmeton Koha.net. Për vendosjen e kësaj arme në Prius janë angazhuar disa veteranë ushtarak, të cilët në këtë projekt të veçantë kanë harxhuar rreth 160 orë.

Dhe nëse pyetni pse Priusi, autorët e këtij projekti kanë thënë sepse Raptor (Frod F-150) është i shtrenjtë.

Më interesante te ky Prius, është hapja e zjarrit me armën e F-16-shit që ka. Hapja e zjarrit për një sekondë, pronarit të këtij Priusi do të kushtojë 2,970 dollarë ose 180,000 dollarë për një minutë. Por, argëtimin që ofron është unike apo jo?