Tottenham shkatërron Leicesterin

Tottenham ka shkatërruar Leicester 6-2 duke marrë kreun e renditjes së Premier League së bashku me Man City.

Hero i skuadrës së Antinio Contes sonte ishte Son që shënoi tre gola, ani pse u aktivizua vetëm në pjesën e dytë (minuta  e 59-të), pasi ishte lënë rezervë nga tekniku italian.

Manchester City e Tottenham tash kryesojnë me nga 17 pikë dy më shumë sesa Arsenali që është në vendin e tretë por që ka një ndeshje më pak.