Totaj ne Jenimahallë në Prizren: Do të ndërtojmë infrastrukturë adekuate për secilën lagje dhe projekte në mbështetje të bizneseve
Kandidati për Kryetar Shaqir Totaj i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij, sot ka vizituar një ndër lagjet e qytetit, Jenimahallën. Në këtë lagje është mirëpritur nga tregtarë, zejtarë dhe qytetarë, të cilët kanë shprehur gatishmërinë të përkrahin PDK-në me 17 tetor.
Lagjet e vjetra të qytetit të Prizrenit kanë traditë dhe janë të veçanta, në rrugët e lagjeve zejtarë të vjetër e tregtarë të rinjë gërshetojnë laramaninë e bizneseve të ndryshme. E tillë është dhe Jenimahalla, një lagje që simbolizon lashtësinë e Prizrenit, me biznese të vogla rreth rrugës, rrugë të ngushta e tregtarë që punojnë dhe socializohen me njëri tjetrin çdo ditë.
“Në Jenimahallë dhe në secilën lagje të qytetit do të krijojmë infrstrukturë të duhur për të lehtësuar jetën e qytetarëve, do të oforjmë mundësi për zhvillimin e bizneseve duke i mbështetur ata me projekte konkrete dhe do të punojmë parreshtur e do të dëgjojmë kërkesat e secilës lagje, pasiqë ky bashkëpunim ka munguar në katër vitet e fundit të qeverisjes aktuale komunale”- ka thnënë Totaj para qytetarëve të lagjes.
![No description available.](https://scontent.fprn4-1.fna.fbcdn.net/v/t1.15752-9/243524218_355089969683470_1757239364784533648_n.jpg?_nc_cat=107&ccb=1-5&_nc_sid=ae9488&_nc_ohc=NamWDic8IkYAX_smnP6&_nc_ht=scontent.fprn4-1.fna&oh=f750bb5e186258dc363a6a65ccd57b50&oe=617B7C80)
![No description available.](https://scontent.fprn4-1.fna.fbcdn.net/v/t1.15752-9/243994301_1029992867814822_3209075266393333286_n.jpg?_nc_cat=103&ccb=1-5&_nc_sid=ae9488&_nc_ohc=pYG9jRr4XBQAX8SxMD8&_nc_ht=scontent.fprn4-1.fna&oh=d1b02e9c7fa84aa88dde986bea2bc619&oe=617CFA1C)
![No description available.](https://scontent.fprn4-1.fna.fbcdn.net/v/t1.15752-9/243992527_4032898173482131_9041490933991909036_n.jpg?_nc_cat=109&ccb=1-5&_nc_sid=ae9488&_nc_ohc=pvK5koOuJhEAX_GVPA3&_nc_ht=scontent.fprn4-1.fna&oh=c2dfd3b2077003885e2f400218f431e0&oe=617EB188)