Totaj kritikon Haskukën: Prizreni meriton qeverisje shumë më të mirë se qeverisja aktuale

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka kritikuar qeverisjen aktuale në këtë qytet.

Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet lokale të tetorit garon me Shaqir Totajn si kandidat për Prizrenin.

Mëngjesin e sotëm, përmes rrjeteve sociale, Totaj ka kritikuar qeverisjen e Mytaher Haskukës, duke thënë se qyteti i Prizrenit meriton qeverisje më të mirë.

“Mirë mëngjesi Prizren Qyteti ynë I bukur meriton qeverisje shumë më të mirë se sa qeverisja aktuale e cila tashmë viti i katërt që po i terorizon qytetarët !
#PërPrizrenin“, shkruan ai në profilin e tij në Facebook.