Totaj: Jam i gatshëm që të udhëheqi Ministrinë e Inovacionit

Emri i ish-kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj u përmend nga mediat si mundshëm për të zëvendësuar ministrin Besim Beqaj i cili sot pas vendimit të kreut të PDK-së, Kadri Veselit pritet të lirohet nga pozita.

Ndërsa ka thënë se ka dëgjuar për vendimin e Veselit nga mediat.

“Unë kam marrë vesh nga mediat se kryetari Veseli do t’i shkarkojë nga pozita të gjithë ata që kanë aktakzua”, deklaroi ai, duke mos pranuar apo mohuar se është diskutuar për një ofertë të tillë.
Totaj po thotë se është i gatshëm ta pranojë këtë pozitë nëse i kërkohet nga kreu i partisë.

“Jam i gatshëm që të pranoj këtë nëse më kërkohet nga kreu i partisë”, ka deklaruar Totaj.