Totaj i numëron ndërhyrjet e LDK’së në ATK sa herë ka udhëhequr Qeverinë

Kryetari i PDK’së në Prizren, Shaqir Totaj ka reaguar pas shkarkimit të drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj nga kryeministri Avdullah Hoti.

Totaj ka deklaruar se sa herë që në Qeveri ka marrë udhëheqjen LDK’ja, ndyrje prej më të dhimbshme dhe brutaleve kanë ndodhur në Administratën Tatimore të Kosovës.

Më poshtë keni statusin e plotë të Totajt:

Historia e dhimbshme e ndërhyrjeve brutale të LDK në axhencione të pavarura si ATK-ja po vazhdon.

Kjo histori fillimisht daton që nga viti i largët 2004 kur Minister i Financave ishte Z. Ali Sadria për të vazhduar pastaj në vitin 2005 kur Minister i Financave u bë Z. Haki Shatri kur në menyre arbitrare ndërhyhej në ATK duke diskriminuar brutalishtë profesionistët e rekrutuar dhe trajnuar nga USAID gjatë dhe pas themelimit të ATK-së.

Kjo mendësi vazhdojë të prodhoj pasoja të njejta për kah natyra dhe vrazhdësia kur Z.Hoti u emnuar Minister i Financave në vitin 2015. UD Drejtori i ATK asokohe i emnuar nga ai me një arrogancë të paparë diskriminonte profesionistët në ATK të cilit ishin themelues të institucionet dhe kishin përvojë profesionale me dekada dhe background academik të nivelit botëror.
Kjo mendësi për fat jo të mirë po vazhdon dhe LDK po vazhdon të sillet në mënyrë jo vetëm të papërgjegjeshme por edhe skajshmërisht destruktive.

I tillë pra i papërgjegjëshëm dhe skajshmërisht arrogant është edhe shkarkimi i Drejtorit të ATK Z. Ilir Murtezaj.
Vlen gjithsesi të përkujtohet se ATK në rethana të rënduara për shkak te pandemisë nën drejtimin e Z. Murtezi ka pasur performancë shum solide dhe shkarkimi i tij pa ndonje arsye valide vërtetë është një veprim iracional që dëmton klimën dhe mendësine pozitive që në institucionet dhe axhencionet e pavarura do të duhej të dominonte.

Ndjeshmëria ime ndaj kësaj mendësie destruktive është më e madhe sepse për 20 vite pune në ATK duke qenë ndër themeluesit e institucionit, disa her kam qenë i goditur nga këta njerëz destruktiv që assesi nuk po arrijnë të kuptojnë se goditja ndaj udhëheqësve dhe institucioneve të pavarura është goditje ndaj vet shtetësisë së Kosovës.