Tost me hudhër dhe vaj ulliri: Paragjellë e shijshme krokante për çdo rast!

Paragjellë tradicionale spanjolle me të cilën do të kënaqeni!

Përgatitet lehtë dhe shpejt, ka shije të parezistueshme dhe mund t’ju ngopë mirë! Përse të mos e provoni!

Përbërësit:

– copa buke të gjata të prera trashë;
– 5 thelpinj të qëruar hudhre (bën edhe më shumë – sipas shijes);
– një domate;
– 50 ml vaj ulliri;
– kripë;
– piper sipas shijes,
– pak majdanoz të freskët.

Mënyra e përgatitjes:

Copat e prera të bukës vendosni në toster dhe lini derisa të bëhen krokante dhe të marrin ngjyrë ari.

Mund t’i piqni në furrë në rreth 150 gradë Celsius 50 – 10 minuta.

Në mënyrë të barabartë fërkoni thelpinjtë e hudhrës dhe copat e domates në copat e bukës pothuajse të pjekura.

Spërkatni me vaj ulliri apo lyeni me brushë të vogël apo me dorë.

Qitni kripë dhe piper sipas shijes suaj.

Mund t’i shtoni sipër edhe pak majdanoz të grirë të freskët.

Ju bëftë mirë.