Tortë turke e lagur

Një mrekulli çokollate që freskon më mirë se çdo akullore dhe është shumë e lehtë për t’u bërë. E lëngshme dhe plot shije çokollate.

Përgatitja

Tundni vezët dhe sheqerin, më pas shtoni sheqerin e vaniljes, vajin, qumështin, miellin, pluhurin për ëmbëlsira dhe kakaon.

Përziejini të gjitha dhe vendoseni në një tepsi për t’u pjekur në temperaturë 190 gradë Celsius.

Ndërsa biskota është duke u pjekur, përgatisni tretjen për pjesën e sipërme.

Qumështin e vendosni të vlojë dhe i shtoni sheqerin, sheqerin e vaniljes, çokollatën dhe kakaon dhe më pas vajin.

Sipër tortës hidhni tretjen e ftohur. Dekorojeni me arra. /Telegrafi/