Tortat që krijon ky 14 vjeçar janë fantastike

Tashmë është disi e vështirë të impresionosh nga ndonjë ushqim i gatuar bukur, për aq kohë sa Instagrami ofron çdo ditë me qindra pjata fantastike. Ama tortat që krijon ky djalosh 14 vjeçar janë diçka e veçantë.

Ryan Wilson është djaloshi që përdor profilin e tij në Instagram për të reklamuar tortat e tij. Ai është vetëm 14 vjeç dhe pasioni i tij me i madh është gatimi i ëmbëlsirave te bukura dhe njëkohësisht të shijshme.

“Kur isha vetëm 8vjec mora si dhuratë për ditëlindje një furrë që përdorej lehtë. Sapo e mora fillova ta përdorja dhe të krijoja torta. Ne fillim frymëzohesha nga kanale si “Food Network” apo nga kanale të tjera në Youtube.”

Kështu është shprehur në një intervistë për metro.uk 14vjecari.

“Pjesa ime e preferuar gjatë gjithë procesit është ndarja e fotove në Instagram. Gjithashtu edhe përgatitja e videove tutoriale. Ndërsa krijimi im i preferuar është “Torta gravitacionale M&M.”