Fernando Torres kaloi nga Atletico Madridi tek klubi japonez, Sagan Tosu në Japoni gjatë verës.

Skuadra e tij është në zonën e rrezikshme për të rënë nga liga japoneze, mirëpo kjo fitore 2-1 ndaj Yokohamas i ka dhënë shpresë për të mbetur në ligë.

Ish-lojtari i Liverpoolit ia dha fitoren skuadrës së tij falë golit të shënuar në minutën e 78-të për 2-1.

Sagan Tosu është në pozitën e 15-të me 40 pikë, ku ka mbetur edhe një lojë për t’u zhvilluar, pasi tri skuadra kanë nga 40 pikë në zonën e rrezikshme.

Në 15 paraqitjet e tij me klubin japonez, spanjolli i ka shënuar vetëm dy gola