Tornado në Lipjan, dalin pamjet

Moti i ligë me shi dhe erëra të forta ka përfshirë sot Komunën e Lipjanit.

Pamja që ka marrë qielli ka një kontrast me gjendjen e përditshme. Kjo duket të jetë tornado, fenomen i rrallë në vendin tonë

Lexuesit kanë dërguar pamje nga ky moment:

Tornadot janë karakteristikë e klimës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat shpesh shkaktojnë dëme materiale dhe në njerëz.

Tornado më i gjatë i regjistruar ndonjëherë në marsin e vitit 1925, u shtri për rreth 355 kilometra përmes Missouri, Illinois dhe Indiana.

Në Kosovë moti ditët e fundit ka qenë i ndryshueshëm duke bërë që temperaturat me ditë të jenë shumë të larta dhe me raste edhe me shi, bubullima e vetëtima.