Torino mendon ta mbajë Ujkanin

Samir Ujkani ka nisur bisedimet me drejtuesit e Torinos për vazhdimin e kontratës, ka njoftuar të enjten “calciomercato”.

Siç raportohet në Itali, portieri i Kosovës është gati ta pranojë qëndrimin te Torino edhe si portier i dytë.

Kontrata me torinezët i skadon në fund të këtij muaji dhe nuk bëhet e ditur për kohëzgjatjen e kontratës.

Ai vetëm në ndeshjen e parafundit debutoi me fanellën e Torinës, klub që iu bashkua si lojtar i lirë nga Rizespori i Turqisë. Madje, për 32-vjeçarin ishte edhe paraqitja e parë pas gati dy vite. Edhe te Kosova ka qenë në ndeshjet e fundit rezervist i Arijanet Muriqit.