Tori Spelling është detyruar ta dorëzonte kontratën dhe detajet lidhur me pagën e saj në Beverly Hills, 90210 për serialin si pjesë e një padie për fatura të papaguara.

46-vjeçarja dhe bashkëshorti Dean McDermott, 52 vjeç, u paditën nga City National Bank për 205,000 dollarë, të cilat çifti refuzoi t’i paguante. Por sipas The Blast, Tori pastaj është detyruar ta dorëzojë kontratën e saj për rebootin e ardhshëm, si dhe detajet e plota për pagën e saj.

Banka më parë e fitoi një gjykim në këtë rast, por i kërkoi gjykatësit t’i mbyllë pjesët e paraqitjes ligjore, duke përfshirë kontratën dhe informacionet e pagës, pasi ata besonin se informacioni mund t’i dëmtonte yjet nëse bëhej publik.

Hapi për më shumë informacione mbi të ardhurat e yllit të “True”, Tori, sugjeron se banka shpreson se paratë e fituara nga rebooti televiziv do të ndihmojnë në kthimin e borxheve.

Tori dhe Dean fillimisht u paditën në vitin 2016 me 205,000 dollarë për borxhe të papaguara, por ata e injoruan padinë dhe nuk u paraqitën në gjykatë. Ndërsa çifti nuk e angazhoi asnjë lloj mbrojtjeje, ata u urdhëruan të paguanin tarifa shtesë, dhe iu dorëzuan dokumentet për këtë padi në shkurt.

Qifti thuhet se është kërcënuar me burgim nëse refuzojnë të paraqiten për seancën e ardhshme dëgjimore për financat e tyre.

loading…