Lebibe Topalli

Topalli: Veshja kombëtare e Ritës na nxiti edhe më shumë për punimin e muralit

Drejtoresha ekzekutive e “MuralFest”, Lebibe Topalli, ka thënë se idenë e kahershme që kanë pasë për ta punuar një mural të portretit të këngëtares së famshme shqiptare, Rita Ora, e ka nxitur edhe më shumë videoklipi i ri i saj ku shfaqet me veshje kombëtare.

Grupi prej pesë vajzash i përvjelën mëngët këto ditë të fundit dhe punuan muralin gjigant të Orës në murin e një ndërtese në Ferizaj për dy ditë, duke thyer kështu rekord të punës së tyre, njofton Klan Kosova.

“Është një vetiniciativë e grupit dhe kemi dashur ta bëjmë surprizë. Realizimi i këtij murali me këto përmasa të mëdha ka qenë edhe me përgjegjësi, por besoj që ia kemi dalë suksesshëm”.

Topalli ka thënë se në plan e kanë pasë ta bëjnë atë për 8 mars, por se moti i keq ia shtyu për në prill.

Ajo ka thënë se nuk do ta lënë vetëm me Ritën, por se planifikojnë që në një mural tjetër do të jetë një figurë po ashtu e madhe shqiptare.