Top këngët më të dëgjuara të Flori Mumajesit

Flori Mumajesi është njëri nga këngëtarët më të dashur të publikut dhe krijuesi i padiskutueshëm i hiteve të shumta.

Së fundi, Flori, ka shqetësuar fansat e tij me disa postime të çuditshme.

Ai së pari, njoftoi fansat se ka fshirë këngët e tij nga ‘Youtube’, dhe u shpreh i zhgënjyer se si një gjë e tillë nuk u vërejt dhe se muzika e tij nuk vlerësohet.

Më pas, ai përmes disa storjeve ka treguar se si katër vitet e tij të fundit ishin të vështira, teksa u shpreh se kishte bërë jetë si në filma horror.

Pas këtyre storjeve, ai ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Mbaroj për ty”.

https://youtu.be/byQ8wagqnvI

E lajmi.net ua sjellë këngët më të dëgjuara të Florit, të cilat i rezistojnë ende kohës.

“Pa jetë”, “Me sy mbyllur”, “Me zemër”, “Plas”, “Me fjalë të vogla”, “Dashuria”, janë disa nga hitet më të mëdha të Florit.

Flori gjithashtu numëron edhe bashkëpunime të shumta të cilat janë kryevepra të kantautorit.

“Do doja” ft Arilena Ara, “Mori” ft Ghetto Geasy ft Bruno, “Në shpirt” ft Elinel, “Lutem unë sot” ft Klajdi Haruni, “Tu luta” ft Shkurte Gashi, “S’të mbaj inat” ft Labi, “Beautiful” ft Ledri Vula, “Fluturimi 3470” ft Soni Malaj, “Ku isha unë” ft Argjentina Ramosaj, “Gjithmonë” ft Luar, “Jo vetëm fjalë” ft Gena, e shumë bashkëpunime të tjera./Lajmi.net/

https://youtu.be/dEz2fddTfMU
https://youtu.be/ENTwEmmTgj8
https://youtu.be/aUCf0beBJxM
https://youtu.be/qTULrBgM9WA
https://youtu.be/L-0lTDP8IRM
https://youtu.be/z4XK5bVHxZs
https://youtu.be/0MKsrUl21_k
https://youtu.be/P64mbTRr6OI
https://youtu.be/mUJCpz6iwNU