Top 14 rastet e përzgjedhura nga Policia rajonale në Pejë

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës përmes një njoftimi për media ka njoftuar lidhur me 14 top raste e përzgjedhura gjatë vitit 2020.

Më poshtë lexoni të plotë njoftimin e Policisë:

Vrasje

Më datë 5.09.2020 rreth orës 16:55 në rrugën ”Eqrem Qabej” në Pejë në shtëpinë e tij është gjetur i vrarë me mjet tё mprehtë viktima S.B. i lindur më 1959. I njëjti kishte jetuar vetëm, pasi qё nё vendin e ngjarjes nuk kishte kamera tё sigurisë si dhe asnjë dëshmitarë okular, atëherë ekipi i Njësisë së Vrasjeve së bashku me njësitet e tjera të  Sektorin Rajonal të Hetimeve të DRP- së në Pejë, është angazhuar nё mbledhjen e informatave, sigurimin dhe ekzaminimin e dëshmive si dhe shikimin e një numri shumё tё madh tё kamerave tё sigurisë nё objekte private nё tё gjitha rrugët e qytetit tё Pejës tё cilat dërgojnë nё vendin  e ngjarjes.

Me datё 15.10.2020 pas ekzaminimit tё dëshmive, analizimit tё video-incizimeve nga kamerat e sigurisë, intervistimit tё dëshmitarëve, analizimit tё hyrje-daljeve telefonike dhe tё telefonit tё viktimës, është arrestuar i dyshuari A.B. i lindur me 2001, gjatё intervistimit nё prezencën e avokatit mbrojtës, ka pranuar se ka kryer vrasjen.

I njëjti ndodhet në paraburgim.

Shtytje nё vetëvrasje

Më datё 01.05.2020, nё bjeshkën e fshatit Jabllanicё të Pejёs, tё quajtur Stubicë është gjetur i varur në litar viktima mashkull i lindur në vitin 2001. Ekipi i Vrasjeve ka dalë nё vendin e ngjarjes dhe pas kryerjes sё procedurave tё nevojshme, kemi arritur ta identifikojmë tё dyshuarin.

Më datë 2.05.2020 është intervistuar prindi i viktimës i cili në prezencën e avokatit mbrojtës pranon ta ketë shtytë djalin e tij tani viktimën tё bёjё vetëvrasje (për shkaqe familjare).

I njëjti është arrestuar dhe gjendet në paraburgim.

Grabitje

Më datë 12.09.2020, rreth orës 21:40 është paraqitur rasti “Grabitje” i cili ka ndodhur në njё pompë tё derivateve e cila gjendet në fshatin Vitomiricë në Pejë. Me kёtë rast katër tё dyshuar tё maskuar dhe tё armatosur kishin grabitur viktimën punëtor i kësaj pompe dhe më pas kishin ikur nё drejtim tё panjohur.

Pas një pune intensivë është arritur qё tё identifikohen dhe arrestohen pesë persona tё dyshuar.

Gjatë hetimit të këtij rasti si provë materiale është konfiskuar vetura me tё cilën dyshohet sё është përdorur gjatë kryerjes sё veprës, si dhe një armё ‘AK -47’, e cila është përdorur gjatë grabitjes.

Nё lidhje me rastin Gjykata Themelore nё Pejё, Departamenti i Krimeve tё Rënda ka shpallë Aktgjykimin ndaj pesё tё dyshuarve për rastin e grabitjes dhe me ketë rast gjykata ka shqiptuar dënimin prej katër viteve burgim dhe nga 1000 € gjobë  për secilin të dyshuar.

Vjedhje e rёndё

Më datën 19.09.2020 ka ndodhur rasti “Vjedhje e Rëndë”. Njësiti për Hetimin e Veprave Penale ‘Vjedhje’, ‘Grabitje’, ‘Vjedhje Grabitqare’, kanë hetuar rastin në fjalë. Shuma e vjedhur ishte rreth 60. 000 euro. Me këtë rast janë janë vjedhur 300 rrollne shtof-material për veshje të mobileve.

Gjatë një pune intensivë është arritur që të identifikohen katër të dyshuar ndaj të cilëve është paraqitur kallëzimi penal pranë Prokurorisё Themelore nё Pejё. Me ketë rast janë kryer pesë bastisje dhe gjatë këtyre bastisjeve ёshtё konfiskuar, materiali i vjedhur në këtë rast i ёshtё kthyer pronarit legjitim

Deklarim i rrejshëm

Më datё 18.01.2020 ankuesja, ka raportua rastin e dhunimit. Ankuesja ka deklaruar se më datën e lartcekur në shtëpinë e saj, në Pejë, kishin hyrë disa persona të panjohur dhe të njëjtën e kishin dhunuar në prezencën e bashkëshortit.

Gjatë zhvillimit të hetimeve, hetuesit e Sektorit Rajonal në Pejë, pas mbledhjeve të provave kanë arritur qё të dëshmojmë që rasti i cekur më lart ka qenё inskenim nga vetë ankuesja dhe bashkëshorti i saj. Ështё bёrё kallёzim penal pёr veprën penale “deklarim i rrejshëm”.

Vjedhje e rёndё

Më datё 3.01.2020, nё fshatin Ruhot të Pejёs, viktimës i janë vjedhur tё holla nё shumё mbi 10.000 euro dhe sasi e konsiderueshme e arit. Njësia e hetimeve pas një pune operative hetimore ka arritur që të identifikojë dhe arrestojë  të dyshuarin i cili e ka kryer këtë vepër penale. I dyshuari është ndaluar për 48 orë, pastaj është vazhduar me procedurat e mëtejme. Rasti është dërguar në Prokurorinë Themelore në Pejë, me kallëzim penal.

Shpëtim jete

Më datën 20.09.2020 rreth orës 17:00, njё qytetar përmes telefonit ka informuar policinё nё Pejë, se nё fshatin Drelaj- Rugovë, pikërisht tek Liqeni i Vogël nё vendin e quajtur “Podi i Zharit” ka renë  nё humnerë njё qytetar M.M, i lindur me 1943 me profesion avokat. Menjёherё rastit iu kanё pёrgjigjur patrullat policore tё Stacionit Policor të Pejës, emergjenca dhe njësiti i zjarrfikëseve dhe kanë dalë në kërkim të personit në lokacionin e lartcekur.

Pas kërkesës sё Policisë në vend ngjarje kanë dal edhe njësitet e FSK-sё. Njësitet policore sё bashku me njёsitë e FSK-sё, rreth orës 03:15 minuta kanё arritur tё gjejnë dhe tё njëjtin ta nxjerrin nga humnera. Viktima menjёherё ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё dhe sipas ekipit mjekёsor i njëjti kishte pёsuar lëndime por ishte jashtё rrezikut pёr jetё. Të njëjtit i është marrë një deklaratë me shkrim, i cili e deklaron se derisa ishte duke ecur aksidentalisht i kishte rrëshqitur këmba dhe kishte renë nё humnerë.

Grabitje

Më datё 05.01.2020, viktimës i janë marrë me forcë telefoni, një shumё e tё hollave dhe sende të tjera qё ka pasur në çantën e dorës. Hetuesit pas një pune operativo hetimore, kanë  identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin, i cili është ndaluar për 48 orë, pastaj është vazhduar me procedurat e mëtejmë. Rasti është dërguar në Prokurorinë Themelore në Pejë, me kallëzim penal.

Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm

Më datë 15.08.2020 rreth orës 16:30, Stacioni Policor në Istog, informohet se në bjeshkën “Mokna” ka të shtëna me armë zjarri. Njësitet e Stacionit Policor në Istog të asistuar edhe nga Njёsitet Speciale, nisen për në vendin e ngjarjes, lokacionin e cekur më lart.

Derisa zyrtarët policorë kanë qenë duke biseduar me fshatarët prapë dëgjohen të shtënat armësh dhe zyrtarët policorë nisen në atë drejtim dhe fillojnë kontrollin në atë pjesë dhe gjatё kontrollit hasin nё disa persona tё cilët nё ato momente kanë qenë duke e rregulluar vendin për qëndrim. Pasi që të shtënat ishin dëgjuar nga ajo pjesë dhe dyshohej se të njëjtit kishin shtënë me armë, personat kontrollohen dhe gjatë kontrollit tek katër persona serbë/kosovarë gjejnë dhe konfiskojnë pesë armë zjarri.

Një pistoletë M57, kal.7.62mm, dhe njëzet e katër fishekë kal.7.62mm; një pushkë e gjatë ‘Karabinë’, dhe një gëzhojë kal. i panjohur; një pistoletë ‘CZ-99’ e kalibrit 9 mm, me dy karikatorë dhe 15 fishekë’; një ‘AK-47’, me dy karikatorë dhe 92 fishekë kal.7.62x39mm; Një (1) Pushkë gjuetie, një tytshe, si dhe 14 fishekë kal.12 GA.

Armët e cekura më lart konfiskohen dhe të dyshuarit në fjalë arrestohen dhe shoqërohen në stacionin policor në Istog. Të njëjtit gjatë intervistimit deklarojnë dhe pranojnë të kenë pasur në posedim armët e cekura më lart dhe me të njëjtat të kenë shtënë në ajër.

Katër personat e dyshuar në konsultim me prokurorin e shtetit ndalohen për dyzet e tetë (48) orë dhe rasti shkon në procedurë të përshpejtuar.

Stacioni Policor në Istog ka ngritur kallëzim penal ndaj të dyshuarve në fjalë për ‘Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm / Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Vjedhje e rёndё

Më datё 14.06.2020, viktima (imam i xhamisë) ka raportuar në Stacionin Policor në Istog, se persona të panjohur kishin hapur me forcë një kasafortë të xhamisë nё fshatin Gurrakoc nga ku kishin vjedhur para. Po ashtu, rasti i dytë dhe i tretë është raportuar nga imami i njëjtë ku edhe në rastin e dytë dhe të tretë në xhami ishin vjedhur vetëm para nga kasaforta.

Objekti i xhamisë ishte i monitoruar nga kamerat e sigurisë dhe nga imami përgjegjës i xhamisë na janë ofruar incizimet e kamerave të sigurisë ku kemi arritur të identifikojmë tre persona të dyshuar për tri rastet e lartcekura.

Tre personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë intervistuar ku të tre të dyshuarit kanë pranuar që kanë kryer të tri këto vjedhje në xhami. Ndaj të dyshuarve është ngritur kallëzim penal dhe rastet janë dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm.

Mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve 

Më datё 26.11.2020, Sektori i Hetimeve pran Stacionit Policor në Klinë, gjatë rrugëve operativo – hetimore ka siguruar informacione tё besueshme se njё i dyshuari në fshatin Jashanicë të Klinёs, posedon armё dhe municionit.

Në koordinim me prokurorin e shtetit dhe me urdhër me shkrim të lëshuar nga gjykata kompetente, është bastisur shtëpia dhe lokalet përcjellëse tё të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar nё cilësinë e provave materiale: një armë, ‘AK-47’ dhe 636 copё fishekë tё kalibrave të ndryshëm.

‘Dhunë në familje’, ‘Lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘Kanosje’

Më datё 22.12.2020, Stacioni Policor në Klinë ёshtё njoftuar për një rast rrahje dhe kanosje në fshatin Dollc të Klinës. Njësitet relevante menjёherё kanë reaguar dhe tё njëjtit kanë arritur t’i arrestojnë dy të dyshuar (vëllezër), ndërsa fal intervenimit tё policisë, viktima gruaja e njërit prej tё dyshuarve kishte pësuar lëndime trupore dhe pas dhunës fizike kishte tentuar që tё vetëvritet. E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor, nga tё dyshuarit janë konfiskuar dy revole me leje, ndërsa gjykata kompetente u ka shqiptuar masën prej 30 ditë paraburgim.

‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘Dëmtim apo asgjësim i pasurisë’

Më datën 5.06.2020 rreth orës 16:00 stacioni policor në Deçan ishte njoftuar nga ankuesi se persona tё panjohur kishin dëmtuar themelin e t’banit, dhe kishin shpërthyer gomat e rimorkios se njё veture nё bjeshkёn e Pleqёs- Deçan.

Policia gjatё ekzaminimit tё vendit të ngjarjes ka gjetur disa gëzhoja të kalibrit 7.62X39, është iniciuar rasti si ‘Përdorim i armës apo mjetit tё rrezikshëm’ si dhe ‘Dëmtim apo asgjësim i pasurisë’ dhe kanë filluar hetimet lidhur me rastin nё koordinim me prokurorin e shtetit.

‘Dhunë në Familje, Lëndim i Rëndë Trupor-Armёbajtje pa leje’

Më datё 17.01.2020 rreth orës 20:15, Stacioni Policor Junik ёshtё informuar pёr njё rast dhunё nё familje, i cili kishte ndodhur nё lagjen Gacafer-Junik. Patrulla policore e Stacionit Policor në Junik, menjёherё ka shkuar ne vendin e ngjarjes.

Viktima gjatё intervistimit deklaron se i dyshuari bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë fizike dhe kanosje ndaj saj. Viktima deklaron se i dyshuari posedon edhe armë, viktima është dërguar në shtëpinë e shëndetit nё Junik pёr tretman mjekёsor. I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar i cili e pranon se e ka kryer veprёn, nё lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Gjatё bastisjes tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar arma ‘AK-47’. I dyshuari me urdhër të prokurorit tё shtetit dërgohet nё mbajtje.