Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dalur bindshëm e para edhe në këto zgjedhje në Deçan. Ramush Haradinaj si lider i partisë ka qenë bindshëm më i votuari. Plot 6554 vota ka marrë vota kandidati për president.

Daut Haradinaj është i dyti më i votuari te AAK. 4559 vota ka siguruar ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së.

Befasi e zgjedhjeve në Deçan është numri i votave që ka siguruar Hajdar Sutaj. 2843 vota ka marrë Sutaj në qytetin e tij.

Time Kadriai në Deçan vazhdon të jetë e populluar si dikur Tymoshenko në Ukrainë. Kadriaj është bindshëm femra më e votuar në Deçan me 2364 vota.

Shkumbin Demaliaj ka marrë 2344 vota duke lënë mbrapa ish-kryetarin e Deçanit, Rasim Selmanaj me 2153 vota dhe ministrin në detyrë të Arsimit, Ramë Likaj me 2070 vota.

Arbër Tolaj ka marrë 1972 vota, ndërsa Erblina Tahiraj ka siguruar 1237 vota.