Presidenti

Tony Blair mbështet presidentin Thaçi në dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës gjatë vizitës së tij në Londër, ka takuar ish kryeministrin britanik dhe mbështetësin më të fort të intervenimit të NATO-s në Kosove, Tony Blair.

Ne profilin e tij në Twitter, presidenti Thaçi ka shkruar se në Londër ka takuar mikun e tij, Tony Blair.

Sipas tij, kontributi i Tony Blair në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës është i jashtëzakonshëm.

“Ai mbështet fuqishëm procesin e dialogut, për arritjen e një marrëveshje përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse, e cila siguron njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB”, ka shkruar ai. /Ballkani.info/