Tomor Morina pas daljes nga burgu: Serbia ka vdekë, nuk është dashur të arrestohem

Tomor Morina përfundimisht është liruar nga burgu i Shutkës në Shkup.

Ai nga burgu ka dalë rreth orës 17 e 40 minuta.

Pas daljes ka thënë se arrestimi i tij nuk është dashur të ndodhte nga autoritetet e Maqedonisë, shkruan Ballkani.info.

“Serbia ka vdekë, nuk është dasht me ndodh arrestimi im”, ka thënë Morina sapo ka dalë nga burgu.

Ai tashmë është nisur në drejtim të Gjakovës, derisa ka qenë i përcjellë nga stafi i Ambasadës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Ish luftetari i lirisë u arrestua në Bllacë, javë më parë, nga autoritetet maqedonase pas një fletarresti të lëshuar nga Serbia.

Serbia në anën tjetër kërkonte ekstradimin e tij për të gjykuar atje. /Ballkani.info/

loading…