Sot janë bërë pesë vjet që nga vrasja e Astrit Deharit. Në këtë pesë vjetor ka reaguar avokati Tomë Gashi duke paralajmëruar arrestime për këtë rast.
Përmes një postimi të tij në Facebook, ku bën thirrje për arrestime, kanë reaguar shumë qytetarë.
Kështu, avokati Gashi u ka dhënë edhe detaje për këtë vrasje që ende nuk është zbardhur.
“Ka ndërprerje të kamerave; ka pas 3 dyer sekrete në burg që e lidhin me ndërtesë të policisë; ka një derë te zyra e drejtorit që lidhet me ndertesë të policisë që nuk ka fare kamera në atë pjesë; ka edhe gjana të tjera që Prokuroria i din”, shkruan avokati Tomë Gashi.







