Tomë Gashi thotë se Albin Kurti mund të garojë në zgjedhje, ky është sqarimi i tij

Me njoftimin e Gjykatës Kushtetuese më 21 dhjetor, një interpretim sugjeronte se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe të tjerët që në tri vitet e fundit janë dënuar për çfarëdo vepre penale, nuk do të mund të kandidojnë në zgjedhje.

Ndërsa, avokati Tomë Gashi thotë se Kurti ka të drejtë të kandidojë për deputet të Kuvendit të Kosovës, shkruan Ballkani.info.

Sipas Gashit, kushdo që ka paqartësi lidhur me të drejtën për të qenë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, pika 297 e sqaron tekstin në tërësi.

Ai shton se Kurtit masa e dënimit me kusht iu shqiptua në 2018.

“Kushdo që ka pasur paqartësi lidhur me të drejtën për të qenë kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pika 297 e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, datë 6 janar 2021, e sqaron në tërësi këtë situatë duke konstatuar se “nuk lejohet që një person i dënuar me burgim gjatë tri viteve të fundit para zgjedhjeve të kandidojë për deputet dhe të fitojë mandatin e deputetit”. Albin Kurti në 2018 iu shqiptua masa e dënimit me kusht”, shkruan Gashi, transmeton Ballkani.info.

Postimi i plotë i Tomë Gashit:

Albin Kurti ka të drejte te kandidoj per deputet te Kuvendit te Kosoves.

Kushdo që ka pas paqartësi lidhur me të drejten për të qenë kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës se Kosoves, pika 297 e Aktgjykimit te Gjykates Kushtetuese te Kosoves date 6 janar 2021, e sqaron ne teresi kete situate duke konstatuar se: “ nuk lejohet qe nje person i denuar me burgim gjate tri viteve te fundit para zgjedhjeve te kandidoj per deputet dhe te fitoj mandatin e deputetit”.

Albin Kurtit ne 2018 i’u shqiptua masa e denimit me kusht.

Shumë shpejt Albin Kurtin do ta kemi Kryeministër të Republikes së Kosovës -Qeveria Kurti 2.