Avokati

Tomë Gashi: Sylejman Selimi nuk ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale

Mediat lokale kanë raportuar se ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, ka pranuar ftesë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë, ndërsa avokati Tomë Gashi e ka mohuar një gjë të tillë.

Sipas një raportimi, Selimi në Hagë, për krime lufte, do të intervistohet më 9 janar 2019.

Mirëpo Klan Kosova ka kontaktuar avokatin Tomë Gashi, i cili është mbrojtës i Sylejman Selimit dhe ai e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se nuk ka dijeni për një ftesë të tillë.

“Sylejman Selimi nuk ka pranuar ndonjë ftesë nga Gjykata Speciale, pyeteni gazetën që ka raportuar se prej cilit burim e kanë nxjerrë një lajm të tillë”, ka thënë avokati Gashi.