Tomë Gashi reagon për protestën që po mbahet kundër tij

Para zyrës së avokatit Tomë Gashi ka nisur protesta kundër tij, pas publikimit të filmimeve ku shihej avokati duke e shqelmuar një lypsar.

 Me motot “Kush je ti”, “Veç pse ki pushet, s’je shtet”, “A po na mbron, a po na shkelë”, “Shkelmo privilegjin, e jo të pambrojtunin”, shumë qytetarë i janë bashkuar kësaj proteste.

Teksa protesta po mbahej, Gashi përmes një reagimi në rrjete sociale u kërkoi organeve kompetente të ndërmarrin masat e duhura.