Tomë Gashi: Radojiçiqit i frikësohen serbët e shqiptarët

Avokati Tomë Gashi, ka folur për ngjarjet e ditëve të fundit lidhur me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiq, i cili dyshohet se hyri në Kosovë, ndonëse ndaj të cilit është aktiv një urdhërarrest.

Përveç rastit “Brezovica”, Radojçiq ka qenë i dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Gashi tha se shqiptarët dhe serbët frikësohen nga ai, sepse “përmendet si njeri më i rrezikshëm në veri”.

“Unë kam qenë në shumë seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit,  ai përmendet si njeriu më i rrezikshëm në veri dhe as shqiptarët e as serbët shumica prej tyre, ose harrojnë cka kanë deklaru vite më parë ose deklarojnë haptas që frikësohen nga struktura të tilla. Ata thojnë që këto struktura janë të kontrolluara nga ky (Radojçiqi), sepse është nënkryetar i Lista Srpska, e cila i merr urdhërat nga Vuçiqi”, tha Gashi.

Ai tha se sa më shumë që Radojçiq i mbron serbët, aq më pak serbë do të ketë.

“Sa më shumë që çifti i Radojçiqit i mbron serbët, edhe naj ditë s’ka me pasë serbë hiç, për shkak se ata janë biznesmenë të kriminalizuar”, u shpreh Gashi në Frontal.