Ish- gjenerali i UÇK-së, Sylejman Selimi, është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës që nga 5 dhjetori i vitit të shkuar.

Avokati i tij Tomë Gashi, ka thënë se gjendja e tij shëndetësore me vite është përkeqësuar ndërsa një ekip e avokatëve është duke negociuar me Zyrën e Prokurorit Special që intervistimi i Sylejman Selimit të ndodhë në Prishtinë.

Veç tjerash avokati Gashi, ka potencuar se gjeneral Sylejman Selimi nuk është ftuar asnjëherë nga Zyra e Prokurorit Special per tu intervistuar ne Hage.

”Gjeneral Sylejman Selimi, ish-Komandanti i Shtabit te Pergjithshem te UCK-se nuk eshte ftuar asnjehre nga Zyra e Prokurorit Special per tu intervistuar ne Hage.

Te gjitha kontaktet zyrtare ne forme te shkruar me Zyren e Prokurorit Special per intervistimin e tij ne Prishtine jemi duke i udhehequr une dhe avokatet Amerikane Gregor Guy Smith dhe Colleen Rohan.

Gjendja shendetsore e Gjeneral Selimit me vite te tera eshte perkeqesuar, ai gjindjet ne trajtim mjekesor ne QKUK ne Prishtine qe nga data 05.12.2018.

Ne ekipi i avokateve jemi duke negociuar me Zyren e Prokurorit Special per intervistimin e z.Sylejman Selimit ne Prishtine per nje date te papercaktuar kur gjendja e tij shendetesore te normalizohet”.