Tomë Gashi paraqet dokument, ku pretendon se Milaim Zeka dëshmoi kundër UÇK-së te gjyqtarët e EULEX-it
Avokati Tomë Gashi ka publikuar sot një dokument, që pretendon se është dëshmia e ish-deputetit dhe gazetarit Milaim Zeka në rastin Drenica ku e akuzon këtë te fundit se para gjyqtarëve të EULEX-it ka dëshmuar kundër UÇK-së. Sipas Gashit Milaim Zeka ka deklaruar në EULEX se UÇK-ja ka pasur shumë kampe ndalimi.
“Znaqka deklaron në gjykatë se ka pas shumë kampe te UÇK-së, se ka informata kush do te akuzohet nga Gjykata Speciale, duke filluar nga Hashim Thaçi, kryeparlamentari ( Kadri Veseli), dhe per qudi të gjitha deshirat po i realizohen. Tani prokurori i Eulexit bindet se paska pas shume kampe te UÇK-së. Milaim Zeka, e njofton prokurorin e Eulexit se nga Salustro, ato ishin ( kampe te UÇK-se), Likovci, Klecka, dhe sipas tij edhe Dukagjini”, ka shkruar ai.
Ky është postimi i plotë i avokatit Gashi:
Kjo është dëshmia në Gjykatë e Milaim Zekes, të cilin ish shefi i Shikut z.Kadri Veseli e din pse e quan Znaqkë.
- Znaqka konfirmon se kishte këmbim të informatave për rastin Drenica, ku u akuzua Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, dhe 15 pjestarë te UÇK-së për krime të luftës.
Saulustro pas ketij rasti shkoi në Beograd me 2016, ku u punësua në zyren e prokurorit për krime të luftës, e cila prokuori bashkëpunon me Gjykaten Speciale kunder UÇK-së. - Edhe prokurori i Eulexit-nuk mendon se ka pas shumë kampe të UÇK-së, por Milaim Zeka thot ndryshe ne pikën 3.
- Znaqka deklaron në gjykatë se ka pas shumë kampe te UÇK-së, se ka informata kush do te akuzohet nga Gjykata Speciale, duke filluar nga Hashim Thaçi, kryeparlamentari ( Kadri Veseli), dhe per qudi të gjitha deshirat po i realizohen !
- Tani prokurori i Eulexit bindet se paska pas shume kampe te UÇK-së.
- Milaim Zeka, e njofton prokurorin e Eulexit se nga Salustro, ato ishin ( kampe te UÇK-se), Likovci, Klecka, dhe sipas tij edhe Dukagjini.
- Avokati Gregor Guy Smith, dhe une, tentuam ta ndalojme Znaqken, të vazhdoj të këndoj, por pa sukses, sepse Znaqka kishte vendosur te flas sipas tij për kampet e UÇK-së.
- Znaqka vazhdon te flas per kampet e UÇK-se, sipas tij ne Dukagjin, ne Llap, ishte edhe nje kamp edhe ne Kukes ne Shqiperi dhe tjera qe nuk i kujtohen…e per qudi implikon edhe Shqiperine pa e pyetur askush !
Kjo eshte vetem nje faqe e deshmise se Znaqkes ne Gjykate, me 03 shkurt 2016,(Gjykata Themelore e Mitrovices P 51/14).
Ne avokatet e mbrojtem mire Znaqken, ai u liru ne Gjykate, por akuzat e tij kunder UÇK mbetën !
është e sigurtë që këto deshmi të Znaqkes janë në Gjykaten Speciale, tash po e pres Eulexin, se me ka marrë malli për Nasim Haradinajn, dhe per Hysni Gucatin.