Tomë Gashi paralajmëron kallëzim penal kundër një zyrtari të LDK-së për rastin e Astrit Deharit

Avokati i familjes së të ndjerit Astrit Dehari, Tomë Gashi, ka bërë të ditur se nesër, do të dorëzojë kallëzim penal kundër një zyrtari të lartë të LDK-së.

Gashi thotë se ky kallëzim penal, siç e quan ai, ”ka të bëjë me vrasjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit”.

Tomë Gashi mes tjerash ka thënë se ky kallëzim penal dorëzohet me autorizim të babait të të ndjerit Astritit, Avni Deharit.”Me autorizim te z.Avni Deharit nesër me 12.02.2021 do të paraqes kallëzim penal kundër një zyrtari të ‘lartë’ të LDK-së.Kallëzimi penal ka të bëjë me vrasjen e aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!Astrit Dehari”.