Tomë Gashi nuk pranon të kërkojë falje për ofendimin që kishte bërë ndaj Melihate Tëmkollit

Avokati Tomë Gashi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se anëtari i PDK-së, Ardian Kastrati, duhet të kërkojë falje për postimin ofendues që ka bërë mbrëmë.

“Kastrati duhet të kërkojë falje për dy arsye. E para pasi mban post të profesorit në universitet. E dyta pasi mban postin e deputetit të Kosovës”, tha ai.

Ndërkohë gazetari Parim Olluri ka kërkuar nga ai që të bëjë të njëjten dhe të kërkojë falje për fyerjen që i kishte bërë para disa kohëve ish-anëtares së LDK-së, Melihate Tërmkolli.

Gashi e kishte quajtur Tërmkolli “Zotëri Tërmkolli”, në një feyrje që kishte marrë reagime edhe nga shoqëria civile.

Gjithsesi Tomë Gashi nuk u tërhoq dhe nuk kërkoi falje.

“Në atë moment që më ofendon dikush, unë ja kthej brenda atij minuti. Pas disa kohëve e harroj tërësisht atë dhe nuk merrna më me të”, tha ai.