Tomë Gashi nuk pendohet që e ofendoi Nol Nushin: Ky është veprimi i tij i radhës

Avokati Tomë Gashi nuk është penduar fare për fjalët ofenduese që i ka thënë mbrëmë Sekretarit Organizativ të PSD’së, Nol Nushi. Ai e ka shpërndarë pjesën e debatit në Facebook e tij privat dhe është momenti kur Gashi e pyet Nushin, “kujt i ka ngja nënës apo motrës”?

Mbrëmë pas një debati në televizionin publik, ka ndodhur një konfrontim i vogël në mes të avokatit të Vetëvendosjes Tomë Gashi dhe anëtarit të PSD’së, Nol Nushi.

Ka qenë avokati Gashi ai i cili i është drejtuar aktivistit Nushi, duke e pyetur se “kujt i ka ngja nënës apo motrës”?

“Ani si kush je ti, a je si nana jote, a je si motra jote a si kush je, pra kush je ti a je si nona a je si motra, kush je ti, a më tregon. Unë jam krenar që jam si djali jem , po ti kujt i ke ngja nënës apo motrës”, i ka thënë Gashi- Nushit.

Nga ana e tij, Nushi ka reaguar duke thënë se është aktivist politik dhe se po ndien keqardhje për qytetarët që po dëgjojnë këto sjellje.

“Unë jam aktivist politik . Po më vjen keq që qytetarët në këtë kohë janë duke parë kësi sjellje abnormale”, ka thënë Nushi.

Ndërkaq edhe pse fjalët e Gashit kanë qenë ofenduese ndaj Nushit, ai nuk është penduar dhe i ka shpërndarë edhe një herë në profilin e tij privat në Facebook.

Edhe pse mbrëmë u raportua se ka pasur rrahje në mes këtyre dyve, ka qenë Gashi dhe Nushi që e kanë mohuar një gjë të tillë, derisa anëtari i PSD’së e ka pranuar se e ka goditur me ujë Gashin.

Kujtojmë se ish-deputeti Miliam Zeka, ka deklaruar se ka pasur përleshje fizike mes Nushit e Gashit, por ishte ai dhe gazetari Ridvan Berisha që nuk lejuan të eskalon gjendja.