Avokati Tomë Gashi

Tomë Gashi në stilin e Hazir Borovcit, pretendon se foli me Skënderbeun: Gjergji na tha…

Avokati Tomë Gashi, i cili njihet si fans i madh i Albin Kurtit, për një moment e ka harruar kryeministrin e Kosovës.

Ai sot ka çuditur publikun kosovar me një gjë tjetër.

Avokati i njohur pretendon se dje ka folur me Gjergj Kastriotin.

Në profilin e tij në “Facebook”, Gashi ka treguar për dy porositë që ka marrë nga “biseda” me heroin kombëtar të shqiptarëve.

Sipas Gashit, “biseda” me Skënderbeu ka ndodhur në ditëlindjen e këtij të fundit.

“Me Gjergj Kastriotin dje ditelindjen e tije festuam Gjergji na tha: Duhet fort me punu qe kombin me bashku. Keta qe punojn dite e nate per okupatorin Gjergji tha; duhet vetem me i injoru…!”, ka shkruar Gashi.