Tomë Gashi

Tomë Gashi në Ditën e Presidentit bën shaka me Hashim Thaçin

Tomë Gashi, që dikur e këshillonte Thaçin, tash bën shaka me të.

Avokati Tomë Gashi, ka publikuar sot një fotomontazhë, ku duket se tallet me ish-Presidentin Hashim Thaçi.

Për Ditën e Presidentit, sot janë mbledhur ish-presidentët  Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli, Atifete Jahjaga dhe presidentja e tanishme, Vjosa Osmani. Avokati Gashi ka publikuar fotografinë e tyre, duke e vendosur edhe Thaçin në prapavijë.

Meqë fotografia ishte shkrepur në një oborr, Gashi ua ka bashkëngjitur një fotografi të Thaçit duke krasitur degë të lisave dhe ka shkruar “Takimi i Presidenteve”.

Avokati Gashi ka qenë këshilltar i Thaçit, sa ky ishte kryeministër i Kosovës.

“Kam qenë këshilltar politik për çështje juridike të tash kryetarit të Shtetit, Hashim Thaçi në atë kohë ka qenë kryeministër i Kosovës. Ambiciet më të mëdha kanë qenë atëhere sepse kam ditë më pak për politikan të niveleve të tilla dhe kam menduar që ata ia duan të mirën Kosovës më shumë sesa që në të vërtetë ma vonë e kam parë që nuk ka qenë ashtu fare”, ka thënë Tomë Gashi një vit më parë.

Kur Gashi shpjegonte përvojën e tij afër Thaçit, thoshte se pas katër viteve, kur ka përfunduar mandati pranë tij, e ka kuptuar se “ishte pak në ëndërr”.

“Së paku unë kur e kam parë pas katër viteve që definitivisht kisha qenë pak ma në ëndrra dhe e pash që ata nuk kishin një vullnet të madh përveç shprehjeve deklarative për ta ndryshuar Kosovën për të mirë dhe sipas meje qëllimi kryesor i tyre ka qenë dhe ka mbetë ende që të mbesin në politik. Unë e di që Hashim Thaçi ka pasur mundësi që të bëjë ndryshime shumë më të mëdha në Kosovë, por këto nuk janë bërë dhe shkallë-shkallë, unë por edhe shumica e tjerëve jemi tërhequr”, ka thënë Gashi”, ka thënë Gashi.

Djali i Tomë Gashit, Albin Gashi, gjatë zgjedhjeve të parafundit në vend ka qenë kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjës Vetëvendosje.