Avokati

Tomë Gashi konfirmon se do të jetë njëri nga avokatët e Gjykatës Speciale

Avokati Tomë Gashi, ka konfirmuar se do të jetë një nga avokatët në Gjykatën Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social “Facebook” ku ka publikuar stemën me emrin e tij dhe dy avokatëve të tjerë, Gregor Guy Smith e Colleen Rohan, duke bërë të ditur se do të jenë përsëri në Hagë.

Mirëpo, Gashi nuk ka treguar se kë do të mbrojë në Gjykatën Speciale.

“Përsëri në Hague…”, ka shkruar ai në Facebook.

Deri më tani, Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim pesë ish-komandantë dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përfshirë Rrustëm Mustafën-Remi, Sami Lushtakun, Sokol Dobrunën, Nazif Mehmetin dhe Safet Sylën.