Tomë Gashi: Kërkojmë nga Prokuroria Speciale të përshpejtojë hetimet për rastin Dehari

Avokati Tomë Gashi ka kërkuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës që të përshpejtojë hetimet për rastin e aktivistit të VV’së, Astrit Deharin.

Gashi ka shkruar në Facebook se kanë kaluar 201 ditë që kur Prokuroria Speciale e ka marrë rastin e Astrit Deharit për t’a hetuar.

“Kanë kaluar 1293 ditë ( 3 vite e 6 muaj dhe 16 ditë) nga vrasja e aktivistit të Lëvizjës VETËVENDOSJE!, dhe më shumë se 201 ditë prej kur Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK)ka marrë në kompetenc rastin e vrasjës së Astrit Deharit.
PSRK duhet të përshpejtoj hetimet dhe të identifikojë vrasësit, shtytësit në vrasje dhe ata të cilët e fshehen vrasjen për 1293 ditë”, ka shkruar Gashi.