Tomë Gashi: Dick Marty duhet të ballafaqohet në Gjykatë për shpifje

Avokati Tomë Gashi ka folur sot rreth raportimeve të fundit për planifikimin e ekzekutimit të ish-senatorit zviceran, Dick Marty nga shërbimet sekrete serbe.

Gashi ka thënë se Dick Marty e ka padinë e gatshme.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se i njëjti duhet të ballafaqohet në Gjykatë për shkak të shpifjeve sipas tij të qëllimshme.

Postimi i plotë:

Dick Marty e ka padin te gatshme.

Dick Marty senatori Zviceran per shkak te veprimeve te tije te nxitura nga Rusia dhe Serbia kunder Shqiptarve ne pergjithesi, kunder Shtetit te Kosoves ne veqanti dhe posaqerisht kuder pjestareve te UÇK- se perpiloj rrejshem raportin per keshillin e Evropes kinese per hetimin e trafikimit te organeve njerzore nga pjestaret e UÇK- se gjat luftes ne Kosove.

Sikur kjo njollosje te mos i mjaftonte ai e perfshiu te gjith Kombin tone Shqipetar ,sepse aludimet e tije falce perfshinin edhe Shqiperin.
Tani thuhet se aj eshte duke u frikesuar nga serbet se duan ta vrasin dhe per kete te fajsohen Shqipetaret, posaqerisht ish pjestaret e UÇK- se.

Dick Marty duhet te ballafaqohet ne Gjykate per shkak te shpifjeve te tije te qellimshme.
Padin e ka gati, vetem pritet raporti i Prokurorit Amerikan Clint Wiliamson qe e demanton trillimin e tije Ruso Serb.

Nese deputetet e Kuvendit te Kosoves me 3 Gusht 2015 do ta kerkonin ta kishin para vetes raportin e Clint Williamson – Gjykata Speciale asnjeher nuk do te krijohej.

Njoftimi zyrtar i Kuvendit te Kosoves eshte se deputetet para votimit, gjate votimit dhe pas votimit nuk kan e kan pas raportin e Clint Williamson. Duket se nxitimi per te krijuar Gjykate kunder vetevetes si shpetim nga raport i rrejshem i Dick Martyt e krijoj Gjykaten Speciale por ne kete Gjykate asnje Shqipetare, asnje pjestar i UÇK-s kurr nuk do te akuzohet per trafikim te organeve njerzore, per nje arsye te thjesht sepse kjo kurr nuk ka ndodhur.