Tollovi në QKMF e Prishtinës, nuk zbatohen masat kundër pandemisë

Institucionet shëndetësore janë ato që po rekomandojnë në vazhdimësi të zbatohen për përpikëri masat kundër pandemisë me qëllim të frenimit të saj.

Megjithatë, jo gjithmonë janë ato që i respektojnë këto masa.

Të mërkurën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë pati një grumbullim njerëzish që po presin për shërbime mjekësore.

Në një video të publikuar nga klankosova shihet se ndonëse maska ishte e vendosur nga shumica e qytetarëve, distanca nuk u respektua aspak.

Qytetarët thanë se nuk po mund të marrin as numrat për të pritur radhën.