Çifti

Tolga dhe Almeda po bëhen prindër!

Almeda dhe Çënari shumë shpejt do ta përjetojnë ndjenën më të bukur si çift.

Aktori i serialit “Perla e Zezë” Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi, së shpejti mund të bëhen prindër për herë të parë.

Sipas mediave turke, çifti e ka marrë lajmin e bukur pas kontrollit rutinë që bëjnë përherë në spital.

Almeda dhe Tolga janë martuar në 13 shkurt 2017, në Las Vegas. Sipas Geçe, dy të rinjtë kanë gati 2 javë që kanë mësuar se do të bëhen prindër dhe tashmë kanë filluar të bëjnë vizitat përkatëse në një spital privat. Ata kanë vendosur të mos e bëjnë lajmin publik për momentin dhe e kanë ndarë gëzimin vetëm me familjarët e tyre./lapsi/