Kandidati për deputet nga Aleanca, Arbër Tolaj, ka kërkuar mbështetje më të madhe institucionale për veteranët dhe invalidët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Tolaj shkruan se liria që gëzon sot Kosova është rezultat i sakrificës së luftëtarëve të UÇK-së, duke shtuar se është e papranueshme që veteranët dhe invalidët e luftës të mos kenë trajtimin e merituar nga shteti.
“Veteranët nuk kërkojnë lëmoshë, por dinjitetin që u takon me ligj dhe meritë historike”, ka deklaruar Tolaj.
Postimi i plotë
Liria që gëzojmë sot mban vulën e sakrificës më të lartë të djemve dhe vajzave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Është e pafalshme që sot, veteranët dhe invalidët tanë të luftës lihen në harresë. Mbështetja maksimale që shteti u ka borxh atyre që dhanë gjithçka për liri, aktualisht mungon.
Ka nevojë urgjente për ndryshim të legjislacionit! Duhet të reformojmë ligjet për t’u garantuar atyre pensione dinjitoze, shërbime shëndetësore cilësore dhe falas, si dhe përkrahje absolute për familjet e tyre.
Ata nuk kërkojnë lëmoshë, por dinjitetin që u takon me ligj dhe meritë historike.
Si deputet i ardhshëm, mbrojtja e vlerave të UÇK-së dhe mbështetja e plotë për veteranët do të jetë kauza ime e palëkundur në Kuvend.
128✅️ 1✅️ 11✅️ 5✅️







