Kandidati me numër 5 në listën e AAK-së, Arbër Tolaj tubimin e mbajtur ne Deçan e ka cilësuar madhështor, i mbushur me besim, krenari dhe vendosmëri.

“Deçani edhe njëherë dëshmoi se mbetet shtyllë e fortë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Tolaj.

Postimi i plotë

Në Deçanin e liderit dhe komandantit z. Ramush Haradinaj, u mblodhëm në një tubim madhështor, i mbushur me besim, krenari dhe vendosmëri.

Deçani edhe njëherë dëshmoi se mbetet shtyllë e fortë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Faleminderit nga zemra për mbështetjen e jashtëzakonshme, për energjinë dhe për qëndrimin gjithmonë krah nesh.

Kjo përkrahje na obligon të punojmë edhe më fort për Kosovën që e meritojmë.

Me Ramush Haradinajn në krye dhe me moton “Krah Teje”, vazhdojmë të bashkuar dhe të vendosur drejt fitores.

ka zhvilluar sot një tubim me qytetarët në Deçan, ku ka prezantuar qëndrimet dhe vizionin e tij para të pranishmëve. Në këtë aktivitet morën pjesë simpatizantë dhe qytetarë të shumtë nga kjo komunë.