Tolaj: Ndërgjegjësimi i deputetëve për t’i mbështetur të atakuarit nga kanceri, është mbresëlënës

Sot, pas debatit Parlamentar, në Kuvendin e Kosovës u miratua Rezoluta për senzibilizimin dhe masat që duhet të merren nga Qeveria në “luftën kundër kancerit te gjirit”.

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arbër Tolaj, është shprehur se ndërgjegjësimi i deputetëve për të inkurajuar dhe mbështetur, të atakuarit nga kanceri, është mbresëlënës.

“Në kuadër të propozimeve të përbashkëta, u miratua edhe propozimi im shtesë, për:

  • Hapjen e Repartit të Onkologjisë në Spitalin e Pejës, i cili do të shërbej si Qender referente për Regjionin e Dukagjinit, ku do të gravitonin pacientët e Komunes së Gjakovës, Deçanit , Pejës, Istogut dhe Klinës”, ka shkruar Tolaj në rrejtin social Facbook.

Tolaj tutje ka thënë se tani presin edhe në realizimin e kësaj Rezolute nga Institucionet përgjegjëse.

Ja postimi i plotë i Tolajt:

Sot, pas debatit Parlamentar, në Kuvendin e Kosovës u miratua Rezoluta për senzibilizimin dhe masat që duhet të merren nga Qeveria në “luftën kundër kancerit te gjirit”.
Ndërgjegjësimi i Deputetëve për të inkurajuar dhe mbështetur, të atakuarit nga kanceri, është vërtet mbresëlënës.
Në kuadër të propozimeve të përbashkëta, u miratua edhe propozimi im shtesë, për:

  • Hapjen e Repartit të Onkologjisë në Spitalin e Pejës, i cili do të shërbej si Qender referente për Regjionin e Dukagjinit, ku do të gravitonin pacientët e Komunes së Gjakovës, Deçanit , Pejës, Istogut dhe Klinës.
    Tani presim realizimin e kësaj Rezolute nga Institucionet përgjegjëse.
    AT.