Toka nuk gjen qetësi në Ballkan: Pas Kroacisë, tërmeti trondit edhe Greqinë

Duket se Ballkani nuk po gjen qetësi nga tërmetet këtë fundviti. Pas një ditë dramatike që kaloi dje Kroacia, një tërmet i madhësisë 4.2 i shkallës rihter ra në orët e para të mëngjesit të sotem në Greqi.

Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 02:39 minuta në veriperëndim të Aegio.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës tërmeti kishte një thellësi prej 9.7 km, ndërsa epiqendra ishte 16 km në veriperëndim të Aigios dhe është ndjerë në zonat e Akaisë dhe Etoloakarnanisë.