Vegjetarianët

Tmerrohen vegjetarianët pasi kuptojnë se paratë bëhen nga kafshët

Një video e publikuar në Facebook, ka treguar një të vërtetë që nuk do t’ju pëlqejë aspak vegjetarianëve – paratë bëhen nga kafshët!
Paratë, sidomos ato të Britanisë së Madhe, përmbajnë dhjam kafshësh.

Por, Britania nuk është vendi i vetëm me para që prodhohen nga kafshët, transmeton Gazeta Express.

Në fakt, ky produkt i kafshëve përdoret edhe në paratë fizike të shumë vendeve të tjera, duke përfshirë Australinë.

Project Nightfall – një faqe nga vlogeri Nas Daily – publikoi një video tre minutëshe në Facebook që tregon se paratë e pothuajse 23 vendeve të botës përmbajnë dhjam kafshësh.

https://www.facebook.com/ProjectNightfall/