Janë publikuar pamje të reja nga momenti i sulmit rus mbi bazën ukrainase Yavoriv ku trajnoheshin vullnetarë të huaj, e ku raportohet për 9 të vdekur e dhjetëra të plagosur.

Ministria ruse e Mbrojtjes pranoi përgjegjësinë për bombardimin e bazës ushtarake ukrainase në Yaroviv, pranë Lvivit, të dielën, e cila gjendet vetëm 18 km nga kufiri i NATO’s.

Këtë e ka konfirmuar edhe ministri i mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov, ndërsa është raportuar për 9 persona të vrarë dhe 57 të plagosur. Edhe pse mund të ketë të tjerë nën rrënoja.

Ndërsa sipas pretendimeve të një zëdhënësi të ministrisë ruse, thuhet se Rusia ka vrarë deri tani 180 mercenarë të huaj në Ukrainë dhe ka arritur të shkatërroj një numër të madh armatimesh.

Pamjet tregojnë ferrin e vërtetë nga sulmet ruse në bazën e Yavoriv ku trajnoheshin vullnetarë të huaj.

Footage from the attack on Yavoriv base where foreign volunteers were trained.

🎥 New York Times pic.twitter.com/Er4tjDURUV

— Visegrád 24 (@visegrad24) March 13, 2022