Kansas City

Tmerr në paradën e fituesve të Super Bowl: Sulmuesit qëlluan me armë zjarri, disa persona plagosën

Disa persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri pas një parade të fitores në Super Bowl, ka bërë të ditur policia amerikane të mërkurën.

Dy persona të armatosur janë në paraburgim pas të shtënave në Kansas City, Misuri, raportoi BBC-ja.

Të shtënat ndodhën në perëndim të Union Station, afër vendit ku mijëra njerëz ishin mbledhur për festimet.

Qyteti po festonte fitoren e Super Bowl të së dielës nga Kansas City Chiefs.