Tjetër video virale e Biden, Presidenti Presidenti endet si i hutuar në skenë pasi mbaron fjalimin

Presidenti amerikan, Joe Biden, 79-vjeçar, u pa duke u endur si i hutuar nëpër skenë pas fjalimit në Konferencën e Fondit Global.

Derisa pasuan duartrokitjet, Biden pas fjalimit endej dhe ndaloi befas dhe po shikonte përreth me një pamje konfuzioni në fytyrën e tij.

E gjitha kjo ndodhi të mërkurën në mbrëmje, transmeton Telegrafi.

Siç raportohet, ai më pas dukej se i pyeti njerëzit atu se si të dilte nga skena.