Një tjetër video është publikuar nga sulmi terrorist që shokoi jo vetëm Austrinë mbrëmjen e shkuar.
Ishin nëntë minuta që ndryshuan gjithçka të hënën në mbrëmje në Vjenë.
Rreth orës 8.00, policia mori dhjetëra telefonata në numrin e urgjencës për krisma në rajonin e Seitenstettengasse në qendër të qytetit.
Sipas dëshmitarëve, disa burra po qëllonin me armë të gjata ndaj kalimtarëve.
Një operacion i madh nisi. Popullsisë iu kërkua që të evitonte zonën dhe të mos dilnin jashtë.
Menjëherë pas krismave, personi i armatosur rëndë u pikas nga një patrullë oficerësh dhe pati një shkëmbim zjarri, siç shihet në video.
Një oficer policie u plagos në këmbë.
Në orën 8.09 minuta, njësia speciale WEGA e gjeti agresorin në sheshin Ruprechtsplatz. Ai kishte një kallashnikov, një pistoletë dhe një thikë mashetë.
Në trup kishte një jelek vetëvrasës, por më vonë u mësua se ishte imitim.
Policia qëlloi disa herë në drejtim të tij, në përpjekje për ta ndaluar.
20-vjeçari vdiq në vend nga plagët.
Më herët ai kishte qëlluar mbi kalimtarët dhe oficerët. Gjatë nëntë minutave, dy gra dhe dy burra u vranë prej tij, kurse 22 të tjerë u plagosën, disa rëndë.







