Tjetër vdekje në Spitalin e Gjilanit, dyshohet për COVID-19

Ka ndërruar jetë një paciente në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

71-vjeçarja është shtrirë dje në Klinikën Infektive, të cilës i është bërë edhe testi i COVID-19.

“Pacientja ka ndërruar jetë sot, në orët e pasditës. Nuk e dimë nëse ka qenë e prekur nga COVID-19, është e dyshuar sepse dje e ka bërë testin. Besojmë që nesër e konfimojmë kur të bëhen publike rezultatet nga IKSHP”, ka thënë për Mediafokus.info, drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Ukshin Ismaili.

Ndryshe, numri i vdekjeve në Gjilan si pasojë e COVID-19 ka shkuar në 18, ndërkohë që në nivel të Republikës,  ka shkuar në 269.