Tjetër skandal nga McGregor, gjykata e dënon përsëri

Ish-kampioni i UFC nuk i ndahet telasheve me ligjin.

Conor McGregor duket se nuk mund të ndalojë së shkaktuari trazira jo vetëm brenda ringut, por edhe jashtë tij.Luftëtari i UFC është dënuar me 6 muaj heqje të lejes së qarkullimit pasi në vitin 2017 ai e ka ngarë veturën e tij Range Rover me një shpejtësi prej 154 km/orë në një zonë ku kufiri i lejuar ishte vetëm 100 km/orë.

Irlandezi ka pranuar fajësinë edhe i ka kërkuar falje gjyqtarit i cili i ka vënë gjobë prej 1000 euro për shkeljen e rregullave të qarkullimit.