Tjetër skandal në zgjedhjet e Shqipërisë: Vëzhguesi i PD-së godet me karrige çiftin që votuan për PS-në

Report Tv bën me dije se vëzhguesi i Partisë Demokratike,  Drini Qyllalli ka goditur me karrige një çift bashkëshortësh simptizantë të PS-së në Vashtmi, në qytetin e Korçës.

 
Çifti Avdolli janë dërguar në Spitalin e Korçës, pasi kanë marrë dëmtime në kokë, por janë jashtë rrezikut. Ndërkohë që po marrin ndihmën mjekësore.

 
‘Ata më goditën. Do të votonte nëna dhe nuk e lejuan në atë moment dhe e shtynë plakën e goditën. Janë dy vëllezër djemtë e kryeplakut.’- tha çifti i bashkëshortëve.