Përveç protestës së veteranëve para Kuvendit të Kosovës ka nisur edhe një protestë tjetër, ajo për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.
Me thirrje “Unë të votova ty, ti votoje Trustin”, “Trusti është i joni jo i qeverisë”, qytetarët kanë nisur protestën për tërheqjen e 30 përqindëshit nga Trusti.
Qytetarë të shumtë janë mbledhur para Qeverisë së Kosovës ku edhe po kërkojë lejimin e tërheqjes së këtyre mjeteve.
Ndryshe, në seancën e sotme ishte paraparë shqyrtimi i Projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional, megjithatë kjo seancë u ndërpre pas bllokimit nga ana e opozitës.







