Tjetër mrekulli, shpëtohet një grua pas 175 orësh nën rrënoja

Një tjetër mrekulli vjen nga rrënojat e tërmetit tragjik që tronditi Turqinë dhe Sirinë një javë më parë. Punonjësit e shërbimit të urgjencës shpëtuan një grua pas 175 orësh nën rrënoja në Hatay.

Pamjet e publikuara nga Bashkia e Stambollit treguan gruan e identifikuar si Naide Umay, duke u ngritur me barelë nga poshtë rrënojave në dritën e diellit.

Ekipet janë ende duke nxituar për të shpëtuar viktimat që mund të jenë të gjalla nën rrënoja, megjithëse agjencitë e ndihmës dhe autoritetet kanë paralajmëruar se shanset për të gjetur të mbijetuar po bëhen gjithnjë e më të pakta.

Më herët pas 167 orësh, një burrë u shpëtua nga mbeturinat në Antakya, në provincën Hatay të Turqisë jugore. Në videon e shpërndarë nga CNN Turk, ai shihet duke u ngritur nga punonjësit e shpëtimit, të cilët më pas i përqafon dhe kap duart me të.

Të dielën, një grua 55-vjeçare u nxor nga rrënojat pas 159 orësh, ndërsa një grua 85-vjeçare u shpëtua pas 152 orësh e bllokuar.

Numri i viktimave në Turqi dhe Siri pas tërmetit katastrofik të së hënës ka kaluar 36 mijë./A2news